Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij ka qëndrimin që të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Gashit, Kosova gjendet në një situatë të vështirë, sidomos me pandeminë, sidoqoftë ai mendon që zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje.
“Është moment i vështirë edhe për shkak të pandemisë, megjithatë alternativa më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje”, tha Gashi në TV Dukagjini.
Po ashtu, ai tregoi se në PDK, njëri nga anëtarët e kryesisë kishte qenë për futjen e kësaj partie në koalicion qeverisës, por një gjë e tillë Gashi thotë se është kundërshtuar nga strukturat e partisë.
“Ne vlerësojmë qëndrimin e Xhavit Halitit i cili ka qenë i qartë qysh në fillim se PDK duhet të futet në qeveri, por shumica e strukturave të partisë fillimisht mendojnë se duhet të shkojmë në zgjedhje pasi nuk është duke funksionuar shteti. Kemi probleme me pandeminë, kemi probleme të mëdha ekonomike, nuk po funksionon qeveria”, tha ai.
Gjithashtu, ish-ministri i Kulturës, theksoi se partia ku bënë pjesë ai, është gati për zgjedhje.
“Ne si PDK me komoditetin më të madh jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Gashi./Gazeta Sinjali/