image Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

Kosovë

Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

news image

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar se është vetizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur derisa të shërohet.

“Pas disa simptomave të lehta dhe pas nënshtrimit të testit për COVID-19, rezultova të jem pozitiv. Sapo mora rezultatet, jam vetizoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur përderisa ta kaloj plotësisht përballjen me virusin”, ka shkruar ndër tjera ai. /Gazeta Sinjali/