Diçka jo shumë e zakonshme ka ndodhur sot gjatë seancës në Kuvend.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, kur e mori fjalën, ndër të tjera tha: “Po mundohem maksimalisht me u përmbajt dhe mos me sha. Kështu po ma kërkon pjesa qendrore e shumicës por kam dëshirë të bashkëbisedojmë për një sektor shumë të ngushtë“.
Ai tutje ka folur për krizën e grurit, eksportimin e energjisë. Shala shfaqi kundërshti të shumta kundrejt qeverisë për shkak të keqmenaxhimit, sipas tij.