image Deputeti i PDK-së kërkon lirimin e Fazliut: "Të hetohet rasti pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK"

Siguri

Deputeti i PDK-së kërkon lirimin e Fazliut: “Të hetohet rasti pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK”

news image

Pas arrestimit të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka kërkuar lirimin e Fazliut, duke shtuar se sjellja e policisë ka qenë e papranueshme.

Tutje ai ka kërkuar që ky rast të trajtohet nga Inspektorati Policor dhe organet e pavarura, pa u ndikuar nga ‘pushteti i ri anti-UÇK’.

“Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i papranueshëm, bazuar në videon e publikuar. Në videon e publikuar sjellja e policit është joetike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet.”

Inspektorati Policor duhet ta hetojë këtë rast. Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/