Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka bërë një thirrje në foltoren e kuvendit për zëvendëskryeministrat e Kosovës që t’i bëjnë një afat Kurtit për heqjen taksës menjëherë dhe jo gradualisht siç ai po vazhdon të bëjë.
“O zëvendëskryeministra qohuni e jepini afat 48 orë kryeministrit për heqjen e taksës”, tha Hoxha
Hoxha, ka theksuar se Kurti po dëmton raportet me aleatin kryesor të Kosovës të ndërtuar që nga themelimi i shtetit.
“Thirri mendjes, lëri menjëanë inatet politike, nuk është çudi që ti e sjell Kosovën në këtë gjendje pasi ti nuk e ke njohur as 17 shkurtin, as simbolet e shtetit të Kosovës deri sa u bëtë kryeministër”, është shprehur Hoxha.
Ai gjithashtu ka thënë se veprimet e kryeministrit po rrisin ndikimet serbe e ruse duke prishur marrëdhëniet me SHBA-të.
“Veprimet që po i bëni jeni duke e rritur ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Kosovë dhe jeni duke prishur raportet me SHBA-në”, tha ai./ Gazeta Sinjali/