Mbrëmë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Chelseat, pa dyshim që Karim Benzema ishte lojtari më në formë, pasi shënoi tri gola. E me sulmuesin francez, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka krahasuar kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kastrati ka shkruar se Benzemas mund t’ia kalojë veç Kurti e Osmani me super autogola në politik të jashtme.
Postimi i plotë:
Miq,
une nuk jam per Real Madrid ama ky eshte SUPER BENZEMA. ….i dha dy supergola per dy minuta…. FENOMENAL….ketij veç Vjosa e Bini munden me ja kalu me super autogola ne politike te jashtme..????.. kur eshte futbolli i bukur na jep super emocion miq.
Kujtojmë se Kastrati në të kaluarën kishte përdorur gjuhë denigruese ndaj presidentes Osmani, ku më pas UP-ja e kishte dërguar këtë çështje për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.