image Deputeti i PDK-së bëhet “horë”, e fshin shkrimin ku ofendoi Osmanin

Politikë

Deputeti i PDK-së bëhet “horë”, e fshin shkrimin ku ofendoi Osmanin

news image

Pak minuta pasi një shkrim i tij me ofendime ndaj Vjosa Osmanit bëri bujë, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka fshirë atë shkrim të cilin as nuk do të duhej ta shkruante, shkruan Gazeta Sinjali.

Kritika të shumta mori Kastrati i cili me një qëndrim të papërgjegjshëm ofendoi presidenten e sapozgjedhur, Vjosa Osmanin, duke i aluduar me fjalët “fshatarake me bark si kadë e këmbë si magje”.

Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, kishte shkruar Kastrati.

/Gazeta Sinjali/