Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po bën homazhe në Drenicë, por vetëm në vende ku mendon se ka vota, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Hoxha ka rikujtuar se ditëve të fundit u përkujtua komandanti Ilaz Kodra, si dhe dëshmorët e martirët e fshatrave Vërbovc, Shtuticë, Poklek e Çikatovë e Vjetër.
“Albin, homazhe duhet të beni edhe aty ku nuk ke vota! Të enjtën përkujtuam Komandantin Ilaz Kodra dhe 40 dëshmor të tjerë që ranë në altarin e lirisë, në të njëjtën ditë përkujtuam edhe 278 martirët e lirisë që u vran nga forcat Serbe në fshatrat Vërbovc dhe Shtuticë. Ditë më parë përkujtuam edhe masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër. Shtrohet pyetja si ishte e mundur që ju si Kryeministër e as ndonjë anëtar i kabinetit të tij nuk moren pjesë në homazhe edhe në Drenicë”, ka shkruar Hoxha./GazetaSinjali/