image Deputeti i PDK-së akuzon VV-në e LDK-në për "keqmenaxhimin" e Pakos Emergjente

Financa

Deputeti i PDK-së akuzon VV-në e LDK-në për “keqmenaxhimin” e Pakos Emergjente

news image

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për, siç tha ai, dështimin në implementimin e Pakos Emergjente.

Hoxha tha se qeveria e kaluar ka përdorur standarde të dyfishta gjatë ndarjes së shtesave, duke akuzuar se nga kjo pako kanë përfituar “bizneset e afërta me pushtetin”.

“Qeveria e ndërtuar nga LDK-VV, në mënyrë klandestine që kishte votuar buxhetin, atyre nuk iu ra ndërmend që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset. Përveç në vonesa të pakos, ju u vonuat edhe në implementimit të saj…Shumë biznese që kanë aplikuar, ato nuk i kanë marrë ato paga për punonjës. Disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para, e kjo është diskriminim. Shumë bizneseve nuk iu është mbuluar qiraja, ku kjo ka bërë probleme te qiradhënësi tek qiramarrësi, ku qiradhënësi e ka larguar”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së tha se ka edhe punëtorë që nga shuma prej 170 euro sa u është premtuar, kanë pranuar vetëm 80 euro.

“Ju jeni fajtorë në lidhje me keqmenaxhimin e pakos emergjente, ku shumica prej bizneseve rrezikojnë që të mbyllen dhe shumë punëtorë rrezikojnë që të mbesin pa punë”, tha ai./Gazeta Sinjali/