Deputeti i PD-së, Ervin Salianji sot gjatë kohës që po zhvillohej protesta, u pa me një shkop në dorë.
Ai foli më pas, duke thënë se ish-kryeministri Berisha po përdor demokratët.
Salianji ka thënë se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.
“Përdorin cdo mjet dhune ndaj PD-së, burrave dhe grave që kanë punuar për PD-në dhe që zgjidhjen nuk e mendojnë se vjen nga dhuna, gurët dhe përplasjet. Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë sesa jetët e cdo demokrati. Vendosja e tyre duke mos pyetur për asnjë lloj limiti.Kjo nuk është zgjidhja, gazi dhe kushtet e tmerrshme të dhunës verbale. Në cdo centimetër të kësaj godine gjen shenjat e dhunës” u shpreh ai.