image Deputeti i LVV-së: Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar PDK e LDK

Arsim

Deputeti i LVV-së: Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar PDK e LDK

news image

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për gjendjen e arsimit në kohë pandemie. Një gjë e tillë ka nxitur edhe tensione mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Sipas Musliut, qeveria e kaluar LVV-LDK ka humbur katër muaj kohë derisa u formulua për shkak të apetiteve të partnerëve të koalicionit për të marrë sa më shumë hise në qeverinë e re. Ndër tjera, ai ka deklaruar se të dy qeveritë nuk e kanë prioritet arsimin.

Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se sistemi i arsimit është shkatërruar pikërisht nga PDK e LDK.

“Në radhë të parë Qeveria Kurti, është prej atyre qeverive që në afat rekord, në kushte të një pandemie të paparë, ka arritur që të rifillojë procesin mësimor në mënyrë online duke bërë atë që ka qenë e mundshme për momentin dhe për kohën. Dhe nuk mund të bëhet krahasime të tilla. Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy subjekte politike. LDK duke hapur kolegje private, dihet për çfarë arsye. Dhe PDK duke hapur universitete publike në mënyrë që njerëzve të vet pasi të përfundojnë politikën, të punësohen aty dhe të krijojnë një vend pune. Këto gjëra Ganja i dinë shumë mirë, por po mundohet me qit hi syve popullit”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë që deputetja Musliu ia ka kujtuar Bulliqit se në vendin ku ka qenë drejtor i arsimit, nota mesatare ishte 2-sh.

“Nuk e di sa ja vlen me repliku me një ish-drejtor të arsimit, kur në kohën kur ka qenë ai drejtor nota mesatare në atë komunë ka qenë 2-sh. Kështu që e përfundoj me kaq”, është kundërpërgjigjur ajo./Gazeta Sinjali/