Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila sot gjatë seancës deklaroi se si deputete ajo ka të drejtë që të bëjë edhe vlerësime politike, shkruan Gazeta Sinjali.
Si kundëreplikë edhe ndaj kritikave të deputetëve të tjerë, të cilët thanë se ish-kryekuvendarët kanë qenë më tolerantë se ajo, Osmani e përdori thënien amerikane “There is a new sheriff in the town” (Është një sherif i ri në qytet), e cila përdoret kur vjen një person i ri i cili e merr kontrollin për një gjë dhe e ndryshon mënyrën sesi bëhen gjërat.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Rugova, i cili tha se nuk ka sherif të ri në qytet, thjeshtë ka një maskë të madhe dhe fytyra e vërtetë ka dalë në shesh.
“Sa energjinë e kish! Nuk ka sherif të ri në qytet, thjesht ka ra një maskë e madhe dhe fytyra e vërtetë ka dal sheshit, por kalon edhe kjo. LDK ka tejkaluar situata edhe me të rënda se kjo”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/