Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se vendimi i Vjosa Osmanit për përshtatje të objektit të Kuvendit për persona me nevoja të veçanta është hap pozitiv.
Ai tregon se me këtë problem është ballafaquar Kuvendi I Kosovës.
“Udhëheqësia e kaluar e Kuvendit të Kosovës, nuk e kishte parë të arsyeshme të investojë në Kuvend, në mënyrë që me 26 dhjetor të kem qasje në të gjitha hapësirat e Kuvendit të Kosovës. I kuptoj, vështirë e kanë”, ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar që edhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore dhe private të ndodhë njejtë./ Gazeta Sinjali/