image Deputeti i ardhshëm i LDK-së: Asnjë parti nuk i ka fituar zgjedhjet

Kosovë

Koalicion/ Deputeti i ardhshëm i LDK-së: Asnjë parti nuk i ka fituar zgjedhjet

news image

Gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga taborët e dy partive nuk po mungojnë deklarata ngacmuese.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se Vetëvendosje si e para ka të drejtë vetëm për mundësinë e krijimit të koalicionit që kërkon 61 vota në Kuvend.

“Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me radhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në facebook.

Se VV ka dalë vetëm e para në zgjedhje dhe që nuk i ka fituar ato e ka thënë edhe ish-shefi i GP të LDK-së, Avullah Hoti.

Sipas Hotit nëse Vetëvendosje do t’i kishte fituar zgjedhjet nuk do të kishte pasur nevojë për votat e LDK-së për ta krijuar qeverinë.

Takimet mes LDK-së dhe VV-së kanë ngecur pas mosmarrëveshjes për postin e presidentit. LDK insiston se kjo çështje duhet të zgjidhet tani, ndërsa VV kërkon që të mos diskutohet për këtë post./Gazeta Sinjali/