image Deputeti i AAK-së: Po shihet se Albin Kurti ka ulur veshët dhe është shumë i dëgjueshëm

Deputeti i AAK-së: Po shihet se Albin Kurti ka ulur veshët dhe është shumë i dëgjueshëm

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, thotë se derisa taksa është kusht për njohje, largimi i saj do të ishte tradhti kombëtare.

“Largimi i taksës do të dëmtonte Kosovën dhe prodhuesit vendorë. Dua të besoj se janë vetëm deklarata e nuk do të bëhet realitet largimi i taksës”, tha Demalijaj në ‘Debat Plus’.

Deputeti i AAK-së thotë se Albin Kurti po shihet se nuk është ai që ka thënë se nuk ndikohet nga presionet ndërkombëtare.

“Po shihet se Albin Kurti ka ulur veshët dhe është shumë i dëgjueshëm”.

Kujtojmë se Demalijaj mbajti fjalim kundër Kurtit ditën kur u hodh në votim Qeveria Kurti. Demalijaj ka kritikuar Kurtin si dhe ia ka recituar poezinë ‘Ylli i vogël’. /Gazeta Sinjali/