Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se ekzistojnë tensione mes delegacionit kosovar që po qëndron në Washington.
Sipas Berishës, tensionet kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe këtë nuk e pranon AAK-ja.
“Po bëhet fjalë për Liqenin e Ujmanit, do të thotë për ndarje. Ne kemi shkuar me zotimin që nuk hyjmë në asnjë marrëveshje ku flitet për ndarje dhe për këte arsye ka tension”, ka thënë Berisha për Gazetën Sinjali.
I pyetur se cilët hapa do t’i ndërmarrë AAK-ja lidhur me këtë situatë, Berisha tha se “e shohim në ditët në vijim çfarë hapa do të marrë AAK-ja”.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, mediat raportuan se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë presion kryeministrit Avullah Hoti që mos ta nënshkruajë marrëveshjen. /GazetaSinjali/