image Bekë Berisha – Qeverisë: Mos gaboni t’i largoni veteranët nga rritja e pagës minimale - Sinjali

Bekë Berisha – Qeverisë: Mos gaboni t’i largoni veteranët nga rritja e pagës minimale

news image

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë një kërkesë për Qeverinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai i ka kërkuar Qeverisë që të veprojë me rritjen e pagës minimale.

Berisha pati porosi për Ekzekutivin lidhur me veteranët e luftës si dhe kërkoi që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Veproni si me rritjen e pagës minimale dhe mos gaboni t’i largoni veteranët nga paga minimale. Silleni Ligjin e Pagave, silleni Trustin për të siguruar mirëqenie minimale në këtë kohë krize”, tha ai.

Gjendja sipas tij është e jashtëzakonshme dhe Berisha tha se Qeveria duhet ta trajtojë seriozisht.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: