image Deputetët miratojnë tri ligje për FSK-në

Politikë

Deputetët miratojnë tri ligje për FSK-në

news image

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën plenare, ku janë shqyrtuar e miratuar edhe tre projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 79 vota për, pa asnjë kundër e asnjë abstenim është miratuar projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu me të njejta vota është miratuar projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 82 vota i është dhënë drita jeshile edhe projektligjit nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

/GazetaSinjali/