Derisa Kuvendi po i vazhdon punimet, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga salla.
Në këto moment deputetët e Kuvendit janë duke votuar për anëtarë të bordit të RTK-së ndërkohë që PDK nuk po merr pjesë në këtë votim.
Kjo erdhi menjëherë pas deklaratës së shefit të këtij grupi, Abelard Tahirit, i cili tha se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
“Nuk do të marrë pjesë në këtë votim nuk do të bëjmë propozim për asnjë kandidat”, ka thënë Tahiri.