Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë Popullore turke janë rrahur mes vete, gjatë një seance në parlament.
Raportohet se rrahja nisi kur një deputet i Partisë Popullore mbajti fjalim në të cilin e kritikoi Erdoganin për sigurinë e ushtarëve turq në Idlib.
Fjalimi i deputetit Engi Ozkoc, ngjalli pakënaqësi te deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan.
Një grup i deputetëve i është vërsulur atij menjëherë. Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar dhjetëra deputetë. /Gazeta Sinajli/