image Deputetët e Kosovës nesër debatojnë për politikën e jashtme

Politikë

Deputetët e Kosovës nesër debatojnë për politikën e jashtme

news image

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet me fillim prej orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputetët do të marrin pjesë në seancë plenare e cila ka vetëm një pikë në rendin e ditës: Debat parlamentar për politikën e jashtme.

Ky debat është kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është paraparë të mbahej javën e kaluar por dështoi për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla. 

/GazetaSinjali/