Muaji tetor është muaj i ndërgjegjësimit për gratë që po përballen me kancerin e gjirit. Lidhur me këtë, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, njoftoi se disa gra që po luftojnë me këtë sëmundje janë prezente në seancën plenare të zhvilluar sot në Kuvend.
Ai u uroi mirëseardhje atyre dhe shërim të shpejt në luftën me kancerin e gjirit.
Për këtë ngjarje, deputetët dhe qeveritarët janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur këto gra të fuqishme.
“Së bashku me përfaqësueset e shoqatës së pacientëve të kancerit të gjirit, ju urojmë mirëseardhje në Kuvend dhe urojmë që ta kalojmë këtë luftë së bashku. Ju dëshirojmë shërim të shpejt dhe po ashtu jetë të gjatë”, tha Konjufca.