Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të votohet ligji anti-COVID-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Haxhiu gjithashtu ka shkruar se masat e prezantuara sot janë masa sipërfaqësore.
“Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë siperfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën”, ka shkruar Haxhiu.
Më tutje, Haxhiu ka theksuar se duke parë që numri i rasteve me COVID-19, po rritet, duhet të merren më shumë masa rigoroze./ Gazeta Sinjali/