Memphis Depay duket se nuk e ka në mendje largimin nga skuadra e Barcelonës.
Pas transferimeve të Raphinhas e Lewandowskit, klubi spanjoll i ka bërë me dije holandezit që është i lirë të largohet, pasi nuk llogarisin më në të.
Megjithatë, holandezi duket i prerë në këtë vendim, i cili do të qëndrojë në Camp Nou.
Siç raporton gazeta e afërt me klubin e Barcelonës, Sport, Depay iu ka thënë bashkëlojtarëve të tij se edhe nëse klubi transferon gjashtë sulmues, ai përsëri do të qëndrojë në klub.
????NOTICIA SPORT????
— Diario SPORT (@sport) July 29, 2022
????????Memphis tiene la voluntad de cumplir su último año de contrato y no se plantea salir en estos momentos
????“Aunque vengan seis delanteros, yo sigo”, ha llegado a decir a algunos compañeros del Barça
???? https://t.co/lDI564PlKQ pic.twitter.com/6FRy2XWSDn
Barcelona tashmë ka shumë opsione për fazën sulmuese dhe pret që holandezi të largohet në mënyrë që klubi spanjoll të lirohet nga paga e sulmuesit.