image Depay i lumtur me debutimin: Kënaqësi të luash me këtë fanellë

Futboll

Depay i lumtur me debutimin: Kënaqësi të luash me këtë fanellë

news image

Memphis Depay debutoi për herë të parë me fanellë të Barcelonës të shtunën në mbrëmje, ku arriti edhe të shënoj golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Gironas.

Holandezi foli pas ndeshjes për debutimin e tij dhe falënderoi shokët e tij të skuadrës për mirëseardhjen që i kanë bërë.

“Është kënaqësi të luash me këtë fanellë”, tha ai për kanalet zyrtare të Barcelonës në media.

“Ishte e vështirë, minutat e para në ndeshje, por me të vërtetë e shijova atë. Shokët e ekipit më ndihmuan”, u shpreh Depay.  /Gazeta Sinjali Sporti/