Memphis Depay debutoi për herë të parë me fanellë të Barcelonës të shtunën në mbrëmje, ku arriti edhe të shënoj golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Gironas.
Holandezi foli pas ndeshjes për debutimin e tij dhe falënderoi shokët e tij të skuadrës për mirëseardhjen që i kanë bërë.
“Është kënaqësi të luash me këtë fanellë”, tha ai për kanalet zyrtare të Barcelonës në media.
“Ishte e vështirë, minutat e para në ndeshje, por me të vërtetë e shijova atë. Shokët e ekipit më ndihmuan”, u shpreh Depay. /Gazeta Sinjali Sporti/