Robert Lewandowski më në fund kaloi në “Camp Nou”, si një nga transferimet më të mira të bëra deri tani gjatë kësaj merkatoje vere.
Sulmuesi polak u largua nga Bayern Munich pas disa muajsh vuajtje, derisa u bë e mundur transferimi te Barcelona.
Sipas mediave spanjolle raportohet se në klauzolën e nënshkrimit të kontratës është caktuar edhe numri që do ta mbajë në fanellë sulmuesi polak.
Mediumi “Sport” raporton se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do ta mbajë në fanellë numrin “9”, edhe pse për momentin ai i takon sulmuesit holandez, Memphis Depay.
Ish-futbollisti i Lyonit, ose do të largohet nga gjiganti katalanas ose i duhet ta marrë një numër tjetër, nëse qëndron në “Camp Nou”.
Ndërkohë, në treg kanë dalë fanellat e Lewandowskit, prej të cilave Barça shpreson t’i fitojë 20 milionë euro, ndërsa lojtarin e bleu për 50 milionë.