image Dënohet me burgim ish-ministri shqiptar

Rajon

Rajon/ Dënohet me burgim ish-ministri shqiptar

news image

Gjykata për Krime të Rënda dënon me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ai është shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre.

Gjykata ka ndryshuar veprën penale, duke rrëzuar tri akuzat e prokurorisë dhe duke e dënuar atë vetëm për shpërdorim detyre.

Gjykata pezulloi dënimin me burg të Tahirit dhe e kaloi në 3 vite shërbim prove, duke e shpëtuar atë nga burgu.

Gjithashtu, Tahiri nuk duhet të kryej poste publike për tre vite.

Tahiri u dënua me 5 vite burg në total por për shkak të procesit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit

Sipas Gjykatës, duke iu referuar akteve, e vetmja akuzë që i provohet Tahirit është shpërdorimi i detyrës, në kushtet kur nuk janë marrë masa për parandalimin e kanabizimit dhe përfshirjen e punonjës të policisë në këtë veprimtari.

Edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës janë rrëzuar tri akuzat. Edhe ai është dënuar vetëm për shpërdorim detyre me 3.4 vite burg.

Me vendimin e marrë pas 6 orësh pritje, tre gjyqtarët Flora Hajredinaj si relatore dhe Irena Gjoka dhe Ardit Mustafaj, anëtarë të trupës gjykuese.

Gjyqtarët kanë rrëzuar akuzat për trafik të narkotikëve dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre pasi nuk ka vepruar për pengimin e lëndëve narkotike./Gazeta Sinjali/