Një 35-vjeçar u dënua me 21 muaj burg pasi tentoi të kontrabandonte 4 shtetas shqiptarë.
Përpara trupit gjykues, Edward McDonagh, tha se ai po transportonte grupin nga Dublini në Holyhead si “favor për një mik”.
Ndërkohë, kur 35-vjeçari u pyet nga zyrtarët e kufirit në Uells, ai ka deklaruar se nuk i njihte pasagjerët e tij.
Gjykata urdhëroi që 35-vjeçarit ti konfiskoheshin 500 paund dhe 255 euro./oranews