image Dënohet me 8 muaj burgim gjermani që goditi për vdekje motoçiklistin në Kamenicë

Drejtësi

Dënohet me 8 muaj burgim gjermani që goditi për vdekje motoçiklistin në Kamenicë

news image

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me tetë muaj burgim shtetasin gjerman, Kevin Spanner, lidhur me aksidentin me fatalitet në Kamenicë, si pasojë e të cilit humbi jetën 77-vjeçarin me inicialet V.V., raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata ka vërtetuar se përgjegjësia e shkaktimit të këtij aksidenti me fatalitet është e ndarë ndërmjet shtetasit gjerman dhe tashmë të ndjerit V.V.

Avokati i shtetasit gjerman ka kërkuar nga gjykata që kjo masë t’i zëvendësohet me masën e dorëzanisë. Ky propozim do të shqyrtohet jashtë seancës, me aktvendim të veçantë.

Aktakuza ndaj Kevin Spanner u ngrit më 6 shtator të këtij viti. Në arsyetimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhej se Spanner më 25 korrik të këtij viti, në aksin rrugor nga pika kufitare “Dheu i Bardhë” në drejtim të fshatit Crep të Ranillugut, duke drejtuar veturën “BMW G4Z”, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 68 të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, me të arritur te kryqëzimi në rrugën në fshatin Korminjan fillon tejkalim të pasigurt, duke kaluar shiritin e majtë në vijë të plotë dhe me pjesën e parë të anës së djathtë të veturës e godet mbrapa motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri V.V.

Ndërkaq, në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri, kishte bërë kthim të parakohshëm në anën e majtë, pa e marrë harkun e paramenduar për në drejtim të fshatin Korminjan dhe në atë moment ishte goditur me veturë nga Spanner.

Kevin Spanner akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet./Gazeta Sinjali/