image Dënohen me burgim 3 gjilanasit që e rrahën zyrtarin e Agjencionit Pyjor të Kosovës

Kosovë

Gjykata/ Dënohen me burgim 3 gjilanasit që e rrahën zyrtarin e Agjencionit Pyjor të Kosovës

news image

Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar me burgim 3 persona, pasi më 1 shtator e kishin rrahur një zyrtar në Agjencionin Pyjor të Kosovës.

Sh.B është dënuar me dy vjet burgim dhe dënim me gjobë prej 500 eurosh. Ndërkaq dy të akuzuarit tjerë, N.B. dhe S.B., janë dënuar me 10 muaj burgim, shkruan Gazeta Sinjali.

Të tre këta u shpallën fajtorë për veprën “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesmarrje në rrahje”.

“Të akuzuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S. Q. zyrtar në Agjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh. B. dhe S. B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe godet 3 – 4 herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Gjilanit.

Të dënuarit kanë të drejtën të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Sinjali/