Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, edhe gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri e ka përmendur situatën në veri të Kosovës.
“Dua të jem i qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbëjnë pjesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës”.
“Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë e kam theksuar dialogun mes dy vendeve”, ka thënë Dendias në Tiranë pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.