image Dëmtohet asfalti në rrugën Gjakovë-Novosellë, banorët thonë se komuna nuk po merr masa (FOTO)

Kosovë

Dëmtohet asfalti në rrugën Gjakovë-Novosellë, banorët thonë se komuna nuk po merr masa (FOTO)

news image

Cilësia e dobët që përdorët për asfaltimin e rrugëve në Kosovë po vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore për vozitësit në vend. Gropat e panumërta që nuk rregullohet nga kompanitë kontraktuese dhe lihen në atë gjendje për kohë të gjata po shkaktojnë probleme te ta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i njëjtë ka të bëjë edhe në rrugën Gjakovë-Novosellë. Një sinjalizues i ka thënë sot Gazetës Sinjali se tash e disa muaj në këtë nuk ka asnjë intervenim nga komuna.

Siç raporton ky burim, tashmë kjo rrugë është në dëmtim të plotë.

Po ashtu, shton se e njëjta përdoret vazhdimisht nga shumë banorë, pasi ajo lidhë edhe lagjen “Dardani”.

Rrugët e dëmtuara nuk janë problem vetëm për vozitësit e veturave, ato shkaktojnë telashe edhe për këmbësorët që sa herë përkeqësohet moti dhe me të kaluar një veturë aty spërkalat nga gropat bien mbi rrobat e tyre.

346155097 6621389894537623 2170324149572075471 n 1
Pamje të rrugës së dëmtuar
346102621 684299083459046 1982383027425838301 n 1
346161725 672147301388071 6042922919890127386 n 1

/GazetaSinjali/