Komuna e Lipjanit ka njoftuar se disa persona të papërgjegjshëm i kanë demoluar një pjesë të ulëseve të poligonit sportiv tek gjimnazi “Ulpiana”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, komuna bën të ditur se këtë informacion e kanë marrë dje.
“Komuna e Lipjanit apelon tek të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen me kujdes”, thuhet në postim.