Ekspertët e gjumit thonë se personat të cilët shohin ekranin e telefonit para se të flen është vërtetë e dëmshme.
Shumica e mjekëve sugjerojnë që të ndalen telefonat një orë para gjumit.
Ekranet në përgjithësi janë bërë një pjesë kaq e spikatur e jetës së njerëzve, saqë mund të ndjehet plotësisht jorealiste t’i heqin ato herët gjatë natës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Shëndetin, gjatë natës truri fillon të prodhojë një hormon të quajtur melatonin, i cili mban në rrugën e duhur ritmin dhe ndihmon të flini gjumë.
“Duke u ekspozuar ndaj dritës së ndritshme ndikon në mos prodhimin e melatoninës” thotë Philip Richard Gehrman, një specialist i sjelljes dhe gjumit dhe profesor i asociuar i psikologjisë klinike
Ndërsa sipas tij drita blu ka ndikim më të fortë. /Gazeta Sinjali/