Ousmane Dembele duket gjithmonë dhe më larg të ardhmes në Barcelonë.
Klubi katalans është i gatshëm ta shesë në këtë afat kalimtar të janarit, pavarësisht se lojtari është gati të negociojë rinovimin e kontratës.
Sipas Marca-s, në orët e fundit Ousmane Dembele, i cili është me valixhe në dorë pas blerjes së Adama Traore nga Barcelona, ka pranuar të largohet menjëherë.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos, nuk do të jetë e lehtë të gjendet një zgjidhje, por menaxheri i tij është vënë në lëvizje dhe ka kontaktuar Manchester United, Chelsea dhe Newcastle. /Gazeta Sinjali Sporti/