Barcelona do jetë pa yllin e skuadrës Ousmane Dembele në fundin e sezonit.
Gazetari me burime të shumta pranë klubit katalunas, Gerard Romero raporton se francezi nuk do vazhdojë kontratën me blaugranasit.
Edhe pse marrëveshja ishte afër përfundimit dhe pritej të bëhej zyrtare këtë javë, tani gjithçka ka ndryshuar, pasi marrëveshja është prishur dhe Dembele do largohet në fundin e sezonit.
Në të kaluarën, interesim për Dembelen kanë shprehur klubet si Man United, Juventus dhe Liverpool. /Gazeta Sinjali Sporti/