Nesër lojtarët e Barcelonës do të bëjnë testet për koronavirus. Ky është një kusht që të fillojnë me stërvitje futbollistët.
Por, jo të gjithë futbollistët e Barcelonës do të bëjnë nesër testin për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Njëri nga ta që nuk do të testohet fare është Ousmane Dembele.
Francezi nuk do të testohet pasi nuk është i regjistruar në La Liga si futbollistë. Ai u ç’regjistrua në muajin shkurt, kur u transferua Martin Braithëaite si zëvendësues i tij.
Por, Dembele mund të luaj në Ligën e Kampionëve, pasi është i regjistruar./Gazeta Sinjali/