Pas rastit të të moshuarit nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili, një rast tjetër i një të moshuari është zbuluar nga mediat.
Emisioni “Piranjat” paralajmëron të publikojë sonte një rast të një të moshuari nga Lezha i cili ka udhëtuar disa herë nga Lezha i fiksuar pas një 15 vjeçareje.
Ai madje kishte ardhur disa herë nga Lezha në Tiranë për të takuar 15 vjeçaren, që në këtë rast është gazetarja e maskuar.
Një rast i ngjashëm i një ish-mësuesi nga Prizreni u publikua javën e kaluar.
76-vjeçari i dyshuar për pedofili është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje.