image Demantohet Shërbimi Korrektues, avokati Huruglica dokumenton se numri në telefonin Nokia nuk ishte aktiv

Siguri

Demantohet Shërbimi Korrektues, avokati Huruglica dokumenton se numri në telefonin Nokia nuk ishte aktiv

news image

Sot Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka arritur të parandalojë futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan nga avokati Ymer Huruglica, i cili sipas tyre kishte tentuar ta fuste një telefon në qendër. Por kjo gjë demantohet nga vetë Huruglica, i cili ka dokumentuar se numri në telefonin që kishte harruar në çantën e tij, nuk ishte aktiv me muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar konfirmimin nga IPKO, që i është dërguar avokatit Huruglica, ku thuhet se numri i sekuestruar nga oficerët korrektues nuk është aktiv nga 11 maji i këtij viti.

Dokumenti i siguruar nga Sinjali

Ky dokument dhe dëshmia e avokatit Huruglica provojnë se dyshimet e SHKK-së për kontrabandë në rastin konkret janë të ekzagjeruara.

Sinjali sot ka kontaktuar edhe me disa kolegë të Huruglicës, për të marrë opinionin e tyre, nëse dyshimi i Shërbimit Korrektues mund të jetë i vërtetë, por të cilët kanë mohuar kategorikisht se një veprim i tillë mund të tentohen nga avokati Huruglica, duke shprehur vlerësimin më të lartë për vlerat e tij profesionale dhe etike, si dhe duke e konsideruar si njërin nga avokatët shembull në Odën e Avokatëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/