image Flet për Sinjalin avokati të cilit gardianët ia gjetën telefonin në çantë: Nuk kam tentuar ta fusë brenda, nuk do ta bëja kurrë në jetë - Sinjali

Flet për Sinjalin avokati të cilit gardianët ia gjetën telefonin në çantë: Nuk kam tentuar ta fusë brenda, nuk do ta bëja kurrë në jetë

news image

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka arritur të parandalojë futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Nga ky shërbim thonë se oficerët korrektues kanë gjetur një telefon në çantën e avokatit Ymer Huruglica, të cilin dyshojnë se ka tentuar ta fuste brenda qendrës.

Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga avokati Huruglica.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Huruglica tha se telefonin “Nokia” me sim kartë që i kishte në çantë nuk ka tentuar t’i fusë në Qendrën e Paraburgimit dhe se një gjë të tillë nuk do ta bënte kurrë në jetë.

Ai tha se sim kartela që e kishte në çantë është jofunksionale që nga 12 qershori.

“Është e vërtetë se me rastin e shkuarjes time në vizitë te një klient në Qendrën e Paraburgimit, në çantën time është gjetur një telefon, i cili është jofunksional që nga data 12 qershor. Kjo mund të provohet dhe nga operatori IPKO. Nuk është e vërtetë që kam tentuar ta fusë telefonin te personat e privuar nga liria, ngase këtë se kam bërë kurrë në jetë, e as që do e bëja ndonjëherë, për asnjë arsye”, tha ai.

Ai tha se nuk ka qenë në dijeni që ai telefon gjendet në çantën e tij, e as që është funksional.

“Jam i bindur se kjo çështje se së shpejti do të sqarohet dhe do të vërtetohet se unë as që kisha dijeni se në çantë ishte ai telefon dhe për më tepër as që ishte funksional”, përfundoi ai.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin