image Deliu reagon ndaj parullave ofenduese gjatë protestave në SHBA

Politikë

Deliu reagon ndaj parullave ofenduese gjatë protestave në SHBA

news image

Deputetja e Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj parullave “Kosova është Serbi” që lobistët serb kanë përdorur në protestat kundër racizmit në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu tha se lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Në këto protesta dhe marshe ku demonstrohet si rrallë më parë kundër paragjykimeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë viktima, lobistët serbë përdorin fëmijët për të përcjellur pikërisht mesazhin e kundërt, atë të urrejtjes së padurueshme ndaj tjetrit. Përveç parullës monotone “Kosova është Serbi”, ajo që bie në sy është një vogëlush i pafajshëm, të cilit i është vënë në duar pankarta me përmbajtje të rëndë fyese “Klinton ‘peder’ serbët mbajnë mend”, ka shkruar Deliu.

Postimi i plotë:

Lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në këto protesta dhe marshe ku demonstrohet si rrallë më parë kundër paragjykimeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë viktima, lobistët serbë përdorin fëmijët për të përcjellur pikërisht mesazhin e kundërt, atë të urrejtjës së padurueshme ndaj tjetrit.

Përveç parullës monotone “Kosova është Serbi”, ajo që bie në sy është një vogëlush i pafajshëm, të cilit i është vënë në duar pankarta me përmbajtje të rëndë fyese “Klinton ‘peder’ serbët mbajnë mend”.

Përveç figurës së Klintonit, ata fyejnë rëndë komunitetin LGBTI, e që këto protesta masive kanë qëllim ta luftojnë mu këtë dukuri të përhapjes së urrejtjës bazuar mbi paragjykime.

Shqiptarët nuk harrojnë! Përherë mirënjohës Presidentit Klinton, pa të cilin liria do të ishte pakrahasimisht më e kushtueshme.

Foto: Cristina Maza, gazetare e pavarur. Realizuar gjatë protestës anti-racise në Washington D.C. /Gazeta Sinjali/