Dje një burrë rreth 45 vjeç dyshohet se vrau ish-bashkëshorten e tij e më pas edhe veten, në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Gazeta Sinjali raportoi gjatë ditës së djeshme se viktima e kishte denoncuar tri herë në polici burrin e saj për dhunë në familje, porse në asnjë rast nuk ka pasur vendim efektiv nga ana e prokurorisë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila është shprehur se gruaja ishte viktimë e dështimit të drejtësisë dhe papërgjegjësisë institucionale në Kosovë.
“Njësoj si Diana Kastrati e Zejnepe Bytyqi edhe e ndjera Sopi nuk është viktimë e rastësishme është viktimë e dështimit të Drejtësisë dhe e papërgjegjësisë institucionale”, shkroi ndër të tjera jao në Facebook./Gazeta Sinjali/