Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i është kundërpërgjigjur shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila me anë të një statusi në Facebook tha se greva e SBAShK-ut nuk është në “rezistencë” ndaj Qeverisë dhe sipas saj, ajo është në funksion më të dëmshëm të shoqërisë.
Sipas Deliut, “fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim” për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan “rezistencë”?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është mbushur mend me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje”.
“Po e shihni, por spo e besoni. Si ka mundësi, mbase pyeteni? ‘zerot’ e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka “llafologji” që i mbulon”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Ajo tha se me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike.
Postimi i plotë:
Fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim” për Mimoza Kusarin, ndërkaq grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve tanë nuk qenkan “rezistencë”?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është mbushur mend me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje.Po e shihni, por spo e besoni.
Si ka mundësi, mbase pyeteni? “Zerot” e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka “llafologji” që i mbulon.
Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike. Unë e kam ditur gjithmonë, por tani po e shohin të gjithë se balonat që i keni fryrë aq shumë, nuk kanë pasur asgjë brenda përveç mashtrime, gënjeshtra e manipulime!