image Deliu-Kodra mesazh Veselit: Kryetar, trimëria ka emër!

Politikë

Deliu-Kodra mesazh Veselit: Kryetar, trimëria ka emër!

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj liderit të kësaj partie, Kadri Veselit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra i është drejtuar shefit të partisë së saj me fjalët: “Kryetar, adresimi juaj publik është dëshmia e këtij luftëtari të madh! Ju nuk e mallkuat murin që ju doli përballë, por me gatishmërinë e palëkundur për ta përballur – ju e pushtuat atë. Kryetar, trimëria ka emër!”. /Gazeta Sinjali/