image Deliu-Kodra ka një lutje për Qeverinë: Aman mos na boni horë, veç sherrin jemi t’ua pa

Politikë

Deliu-Kodra ka një lutje për Qeverinë: Aman mos na boni horë, veç sherrin jemi t’ua pa

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu para deputetëve në kuvend kritkoi qeverinë, duke thënë se është një qeveri pa ide.

“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot, është se si mund t’i adresohesh një qeveria pa ide, një qeveria pa vizion, pa punë dhe e cila nuk bën pothuajse asgjë çka duhet të bëjë, e kur nis të bëjë e bën mbrapsht, duke lënë pasoja të gjithanshme”, u shpreh ajo.

Tutje, Deliu pati edhe në kërkesë tjetër për qeverinë duke ju drejtuar se “aman mos na bëni hor”.

“Konsideroj që Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër, por derisa një e tillë të bëhet, neve nuk ka mbetët asgjë tjetër, veçse të kërkojmë prej kësaj qeverie vetëm një gjë, aman mos na bëni hor, sepse në këtë rast vetëm sherrin jemi duke ua pa, kaq ka mbet me kërku prej jush, pra po e përsëris, aman mos na bëni hor”, u shpreh tutje Deliu.

/GazetaSinjali/