image Deliu i reagon Qunit që tha se do të zgjedhte PDK-në para Listës Serbe: Ai po gënjen

Politikë

Deliu i reagon Qunit që tha se do të zgjedhte PDK-në para Listës Serbe: Ai po gënjen

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka shkruar në një postim në Facebook në lidhje me një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit, Gazeta Sinjali.

Quni në një prononcim për media, ka deklaruar se nëse vihet para një zgjedhje në mes të listës Serbe dhe PDK-së, ai do të zgjedhte PDK-në.

Pas kësaj, Deliu tha se Anton Quni po gënjen, pasi që sipas saj, ai është në koalicion me listën Serbe.

“Ti po gënjen! Sepse, aktualisht, ti dhe partia juaj, keni zgjedhur tashmë Listën Serbe. Po bashkëqeverisni me ta, prandaj ju e keni bërë zgjedhjen tuaj”, ka shkruar Deliu në profilin e saj zyrtar.

Tutje, ajo tha se kjo deklaratë e tij është për keqardhje, pasi Quni është Ministër i Mbrojtjes.

Shkrimi i plotë i saj:

https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/4601604499910895

/Gazeta Sinjali/