Familja dhe avokati i Astrit Deharit kanë mbajtur sot një konferencë shtypi, shkruan Gazeta Sinjali.
Avokati i rastit ka bërë të ditur se së fundmi është paraqitur një dëshmitar i ri për këtë rast, i cili ditën kritike pretendohet se ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Avokati ka deklaruar se personi në fjalë ka njohuri të jashtëzakonshme për vrasjen e Deharit.
Në këtë konferencë, është thënë se familja ka pritur me shqetësim një rikonstruktim që është bërë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe për shkaqe të panjohura prokuroria nuk i ka njoftuar fare ata. /Gazeta Sinjali/