Ditën e djeshme, u zhvillua në Selanik Samiti i i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderët tjerë ballkanik.
Në samitin e liderëve të Ballkanit ishte edhe kancelari gjerman Scholz, i cili sot ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Pas samitit pjesëmarrësit darkuan në hotelin me pesë yje “Hyatt Regency”, në Selanik, shkruan abcnews.al.
Mediet greke kanë publikuar menynë me ushqimet, që shijuan krerët e lartë të rajonit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të provonin kuzhinën mesdhetare.
Më poshtë menuja e darkës
Levreku i marinuar me perime
Japrak me fruta deti me karkaleca dhe shafran Kozani
Domate me djathë dhie të freskët, arra dhe salcë ulliri.
Peshk fagri me zarzavate të skuqura dhe salcë xhenxhefili
Ëmbëlsirë pjeshke
Verë, Assyrtiko, Sauvignon Blanc (Tema, Pavlidis Estate)
Menyja u kurua nga shefi ekzekutiv i Hyatt Regency, Apostolos Altanis dhe pastiçieri Alexandros Alexiou.