image Përplaset autobusi me turistë serbë, katër të vdekur dhe 48 të lënduar

Evropë

Përplaset autobusi me turistë serbë, katër të vdekur dhe 48 të lënduar

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, në daljen e saj për në doganën e Evzonus, kur një autobus me turistë nga Serbia është përplasur me dy automjete.

Si pasojë e aksidentit katër pasagjerë grekë që ndodheshin në një prej dy automjeteve kanë gjetur vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, ndërsa nga 81 pasagjerët e autobusit turistik dykatësh, 47 persona janë lënduar, shumica e tyre me plagë të lehta.

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës po operojnë në zonë më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2.

Autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në Beograd. /TopChannel/

/GazetaSinjali/